Saturday, April 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËHapet dyqani i parë i verërave jo alkoolike

Hapet dyqani i parë i verërave jo alkoolike

Francë – Kur një bllokim COVID i mbajti francezët brenda në 2020, Augustin Laborde ndaloi së piri alkool, por filloi që të gjente pije joalkoolike.

Dy vjet më vonë, Laborde ka hapur atë që ai thotë se është dyqani i parë i verërave pa alkool në një vend të njohur nga Kina  dhe  Shtetet e Bashkuara për verërat e kuqe Bordeaux dhe Burgundi e bardhë.

“Kisha idenë për të hapur një dyqan vere në vitin 2020, gjatë bllokimit të parë (COVID). Unë ndalova së piri alkool dhe ideja u shfaq kur kuptova se nuk kishte dyqane fizike të specializuara për këtë lloj pijesh. Më pas , u deshën afërsisht dy vjet për të gjetur produktet, financimin, vendin për hapjen e këtij dyqani.”

Franca, ku vreshtat mbulojnë peizazhin nga malet Jura në lindje deri në ultësirat e Pirenejve në Jugperëndim, është konsumatori i dytë më i madh i verës, pas Shteteve të Bashkuara sipas Organizatës Ndërkombëtare të Hardhisë dhe Verës.

Konsumi i pijeve joalkoolike në Francë ka mbetur prapa në tregjet e tjera. Tregu i verërave joalkoolike u rrit 24% në mbarë botën në vitin 2021, ndërsa konsumi në Francë u rrit me vetëm 4%, tregojnë shifrat nga grupi i konsulencës Drinks Market Analysis. Megjithatë, qëndrimet po ndryshojnë.

“Çdo javë ne prezantojmë produkte të reja, për të parë se cilat janë tendencat. Pra, ne nuk i kemi arritur ende objektivat tona financiare, por jemi shumë të lumtur për këtë. Ne vërtet mendojmë se po i përgjigjemi një kërkese shumë të fortë dhe kjo është inkurajuese për atë që vjen më pas. Tashmë po marrim propozime për të hapur dyqane të ngjashme në Francë.”

Klientët në dyqanin e Augustin Laborde i kanë bërë jehonë kësaj pikëpamjeje duke e cilësuar atë më të veçantën që kanë provuar.Konsumi i verës në Francë ra nga mbi 20 litra pije alkoolike të shitura për banor në vitin 1961 dhe 5.6 litra në vitin 2020. Megjithatë, dashuria e Francës për verën nuk ka vdekur, thjesht francezët kërkojnë gjithnjë e më shumë cilësinë mbi sasinë.

Klan News

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME