Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKandidati Kodheli takon banorët e Levanit/ Banori: Subashit i ka humbur fshesa

Kandidati Kodheli takon banorët e Levanit/ Banori: Subashit i ka humbur fshesa

Fier – Takimi me banorët e Levanit ka qënë ndalesa e radhës e kandidatit të opozitës për Bashkinë Fier, Evdar Kodheli , në vijim tē turit të tij elektoral për zgjedhjet e 14 Majit.

Banorët i përcollën njëzëri braktisjen totale të pushtetit vendor e qëndror , të cilët i kanë lënë pa asnjë shërbim bazik. Kryefjalë e shqetësimeve të tyre vazhdon të jetë refreni 30- vjecar, rrugë, ujë , drita.

Kandidati Kodheli e ka cilësuar të mjerueshme situatën teksa theksoi se në programin e tij , të gjitha këto kërkesa legjitime do të jenë përparësi.

Në të njëjtën kohë është ndalur te një pikë e rëndësishme e programit , ofrimin e ujit pa pagesë në të gjitha njësitë administrative deri në sistemimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza.

“Armando Subashit i ka humbur fshesa”, ka pohuar një nga banorët e zonës që ka marr pjesë në takimin e kandisstit Kodheli me banorët e Levanit, sepse kto plehra që shikoni ktu kanë shumë kohë që presin të largohen.

Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut, Luan Baci u ka bërë thirrje banorëve që në 14 Maj , të ndëshkojnë me votē kryebashkiakun e baltosur në korrupsion , teksa i ftoi të votojnë kandidatin e koalicionit “ Bashkë Fitojmë” , Evdar Kodheli.

Ka ardhur koha që Subashi të jetë e shkuara, dhe demokratë e socialistë të zhgënjyer të reflektojnë për të zgjedhur alternativën më të mirē për bashkinē Fier , shtoi më tej Baci.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME