AKTUALITET
Protestuesit marshojnë drejt policisë së shtetit, autoritetet “bllokadë” në rrugë

Protestuesit e PD po marshojnë nga kryeministria drejt policisë së shtetit. Ndërkohë, në këtë institucion, janë marrë masa për të mos avancuar më tej tubuesit. Efektivë të shumtë policie janë vendosur si gardh në rrugë. Qarkullimi në të dy krahët e Unazës mbetet i bllokuar. Po ashtu janë vendosur makinat ujëhedhëse.
Gjatë marshimit, disa protestues hodhën bomba molotov, kryesisht në koshat e mbeturinave. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e deputetes Belinda Balluku dhe të kryeministrit Edi Rama.








