AKTUALITETTOP-NEWS

Hajduti serial i marketeve bën vjedhjen e radhës, por zbulon fytyrën (video)

Dhërmi – Hajduti serial godet sërish, vjedh marketin e tretë – kamerat i zbulojnë fytyrën.

Një tjetër vjedhje është regjistruar në zonën bregdetare të Dhërmi, ku sipas denoncimeve të qytetarëve, një person i dyshuar si hajdut serial po terrorizon bizneset lokale duke vjedhur markete dhe tabakino gjatë natës.

Sipas denoncuesit, kjo është hera e tretë që një market në Dhërmi bie pre e grabitjes brenda një periudhe të shkurtër kohore, duke ngritur shqetësim dhe pasiguri te pronarët e bizneseve në zonë, veçanërisht në prag të sezonit turistik.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, autori shfaqet i veshur me doreza dhe me kapuç në kokë, në përpjekje për të fshehur identitetin. Megjithatë, në disa momente fytyra e tij duket pjesërisht, çka sipas qytetarëve mund ta bëjë më të lehtë identifikimin nga strukturat e policisë.

Burime nga biznesi i dëmtuar bëjnë me dije se autori ka marrë cigare, pije alkoolike dhe vape, ndërsa gjatë hyrjes me forcë në ambientet e marketit ka shkaktuar edhe dëme materiale të konsiderueshme.

Banorët dhe pronarët e bizneseve kërkojnë reagim të menjëhershëm nga policia, duke theksuar se autori mund të identifikohet lehtësisht përmes pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë.

Ata i bëjnë thirrje gjithashtu çdo qytetari që mund të ketë informacion mbi personin në fjalë, të kontaktojë autoritetet përkatëse për të ndihmuar në zbardhjen e rasteve dhe ndalimin e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button