Çmontohet një rrjet ndërkombëtar trafikantësh droge në Peru, ndërsa janë sekuestruar 2.3 tonë kokainë e pastër.
Mediat e huaja raportojnë se 4 persona, mes tyre dhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për biznesmenin italian Pasquale Bifulco, 49 vjeç, një eksponent kryesor i ‘Ndrangheta’s kalabreze dhe që i përket bandës mafioze Ietto-Cua-Pipicella, 28-vjeçari shqiptari Kadri Cjoci (Ishte një nga drejtuesit e rrjetit), Luis Alberto Narbasya Huayanay 57 vjeç (të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi) si dhe Elmer Cárdenas Ramírez, 56 vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.
Mësohet se droga kishte destinacion Italinë dhe Gjermaninë.
Operacioni u quajt ‘Poseidon’ sepse është vazhdimi i atij të kryer në Máncora, më 29 gusht, ku u arrestuan Alex Soria Trujillo, Edwin Pariona Oroncoy, Manuel Garcia Sifuentes, Fredy Reyna Mori dhe Marco Macedo Ushiñahua, me 448 kilogramë.
Hetimet u kryen në kordinim me DEA, Policinë Federale e Hetimit Kriminal-BKA, të Gjermanisë dhe Policia dhe Guardia Di Financa italiane.
Ngarkesat e drogës u nisën nga Alto Huallaga për në Lima dhe Tumbes në mënyrë që të transportoheshin me det nga porti i Callao në Evropë nën modalitetin “eksporti nga kompania në kompani”.
Autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet ka lidhje me mafian shqiptare që në muajin qershor tentoi të dërgonte në Holandë 2200 kilogramë kokainë të lëngshme në bidona me asparagus.