Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKapet skifteri vlonjat, koleksion me pasqyra makinash

Kapet skifteri vlonjat, koleksion me pasqyra makinash

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet për vjedhjen e pajisjeve të makinave, kryesisht të pasqyrave. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gentjan Merkaj, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe u sekuestruan pasqyrat e vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së kallëzimeve nga disa shtetas, për vjedhjen e pjesëve (pasqyrave) të disa automjeteve të parkuara, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të këtyre rasteve.

Si rezultat i këqyrjes së pamjeve filmike dhe veprimeve të tjera hetimore, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 29 vjeç, banues në Vlorë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 20 pasqyra të automjeteve të parkuara, në disa lagje, në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. M., u gjetën pasqyrat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

29-vjeçari dyshohet se është autor edhe i disa rasteve të tjera të vjedhjes së pjesëve të automjeteve. Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e këtyre rasteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME