Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAKapja e 1.7 tonë kokainë në Spanjë/ Shqiptari i arrestuar, pjesë e...

Kapja e 1.7 tonë kokainë në Spanjë/ Shqiptari i arrestuar, pjesë e “Kartelit të Ballkanit”

Zyrtarët e Doganave në Spanjë dhanë detaje për një operacion të përbashkët me Policinë Kombëtare ku u sekuestrua 1.7 tonë kokainë e ardhur në një anije me fruta nga Ekuadori. Në pranga është vënë vetëm një shqiptar që sipas mediave spanjolle kishte detyrën e dorëzimit të lëndës narkotike në destinacionin e duhur.

Emri i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet i ditur për momentin, por thuhet se ai kishte udhëtuar apostafat nga Shqipëria për këtë çështje dhe se ai “ka përgatitje ushtarake dhe njohuri të shumta operacionale”. “El Pais”, një nga mediat më të njohura në Spanjë shkruan se shqiptari ishte pjesë e atij që njihet si “Karteli Ballkanik” i trafikut të drogës. Kokaina ishte fshehur brenda në kontejnerë në mënyra të ndryshme.

Trafikantët e kishin futur atë në vrima në frigoriferin e kontejnerëve, duke projektuar dysheme false ose zgavra në tavanë për të vendosur lëndën narkotike. Hetimi nisi pas marrjes së një informacioni se ky Kartel mund të importonte kontejnerë detarë me fruta nga Ekuadori në baza javore që do të fshihnin brenda sasi të konsiderueshme droge.

Kompania e importit të frutave ishte regjistruar në Valencia. Hetimet kanë nisur që 2 vjet më parë kur u kap një sasi e vogël kokaine e sjellë në të njëjtën mënyrë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME