Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Evin Karamuço, ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se në Shqipëri po përflitet arrestimi i një zyrtari të lartë.
Karamuço deklaroi nga studio e “Top Talk”, se po qarkullojnë informacione për arrestimin e jë prej ish-drejtuesve të një nga bashkive më të rëndësishme në Shqipëri, ndërsa nuk përmendi emra konkretë se për kë bëhej fjalë.
“Kjo që ka ndodhur me sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë. Po flitet tani edhe për një arrestim tjetër që do të kryhet për një ish përfaqësues lokal i një prej Bashkive më kryesorë të vendit, ende i pakonfirmuar. Por nëse do të arrestohet, do të kuptojmë që edhe për këtë do të ketë pasur rrjedhje informacioni, që të shtunën ky informacion ka qenë publik nga gazetarë, që këtë informacion e kanë marrë nga strukturat”, tha ai.
Kur thoni për përfaqësues lokal, të çfarë niveli thoni?
“Është për përfaqësues lokal të nivelit të lartë të bashkive, ish-kryetar bashkie”, u përgjigj ai.
Gjatë ditës së sotme në disa media qarkulloi lajmi se SPAK ka dhënë urdhrin për arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. mëgjithatë nga institucioni SPAK nuk ka patur asnjë konfimim apo mohim të këtij lajmi.