‘France Football’ ka shpallur sulmuesin francez, Karim Benzema, lojtarin më të mirë në botë, .
Ylli i Real Madrid pati një impakt të jashtëzakonshëm në triumfin e ‘Los Blancos’ në Champions League edicionin e kaluar dhe kjo iu përkthye në Top të Artë.
Benzema ka fituar këtë çmim për herë të parë në karrierën e tij.
Gazeta prestigjioze franceze, sikur çdo vit, edhe këtë vit ka zgjedhur dhe ekipin më të mirë të vitit, para se të ndajë çmimin për lojtarin më të mirë.
Skuadra më e mirë e vitit është Manchester City.
Real Madrid është në vendin e tretë, kurse Liverpool në vendin e dytë.
Man City siguroi një Premier League të katërt në pesë vitet e fundit në 2021/22.
France Football po vazhdon të publikojë renditjen e lojtarëve për Topin e Artë 2022.
Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois ka zënë vendin e shtatë ku fitoi dhe çmimin si portieri i vitit, ndërkohë, Kylian Mbappe u rendit i gjashti..
Në vendin e pestë u rendit Mohamed Salah.
Courtois shpallet portieri më i mirë i vitit, belgut i dorëzohet ‘Yashine Trophy’
‘Golashënuesi më i mirë’, Lewandowski fiton trofeun që mban emrin e legjendës së Bayern-it