Fier – Karkalecat pushtojnë tokat e Myzeqesë, Drejtoria e bujqësisë prej vitesh nuk ka kryer dezinfektimin e sipërfaqes së tokave
Tufa të tëra karkalecash kanë pushtuar sipërfaqe të pafundme tokash në zonën e Semanit, Topojë, Sektorit Seman, Hamilit, Grykë etj . Sipërfaqe të tëra të mbjella me kultura bujqësore por dhe foragjere janë të dëmtuara nga tufat e karkalecave.
Fermerët e zonës pohojnë se nuk është hera e parë, por këto pesë vitet e fundit tufat e karkalecave sa vijnë e shtohen dhe dëmet janë në masën e afro 45% të prodhimit të tyre që u shkon dëm.
Nga ana tjetër fermerët pohojnë faktin se kanë vënë në djeni edhe drejtorinë e bujqësisë edhe agronomin në njësinë administrative, por në këto vite të fundit asnjëherë nuk janë kujtuar që të kryejnë dezinfektimin e sipërfaqeve të tokës që sulmojnë më shumë karkalecat.
Të ndodhur në kushte të tilla fermerët pohojnë se mbështetje nga qeveria nuk ka, nga zyrat e bujqësisë në rrethe nuk ka, nga ana tjetër rritje çmimesh për pesticide e karburant. Po dalim me humbje dhe më mirë e kemi të rrimë të mos i punojmë tokat apo të ikim në emigracion, thonë ata. Dikur para 10 viteve tokat spërkateshin me pesticide kundër karkalecave, pohuan fermerët e zonë