Kate Moss ka shkaktuar bujë me daljen e saj publike ku u shfaq me nipin 27-vjeçar të Bob Marley.
Ata janë parë së bashku, të kapur dorë për dore, pasi Skip Marley kishte përfunduar koncertin e tij në Turqi. Ajo takoi artistin pas koncertit, larg syve të njerëzve. Në koncert, ishte së bashku me vajzën e saj, Lila Moss.
Kate ndërkohë është e lidhur me aristokratin britanik, kontin Nikolai von Bismarck. Ata të dy kanë pasur një romancë on & off që pas ndarjes së modeles nga ish-bashkëshorti, Jamie Hince, në vitin 2015.
Fansat pas situatës reaguan menjëherë në rrjetet sociale duke shprehur konfuzionin e tyre: “Më fal, a s’është ajo e lidhur?”; “Kate, ç’po bën vajzë? Ku është konti?”; “Kate dhe nipi i Bob? Një ëndërr!”; “A është ndarë? Ç’po ndodh?” ishin disa nga komentet.