Friday, June 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKate Moss nxit reagime pas daljes me nipin e Bob Marley

Kate Moss nxit reagime pas daljes me nipin e Bob Marley

Kate Moss ka shkaktuar bujë me daljen e saj publike ku u shfaq me nipin 27-vjeçar të Bob Marley.

Ata janë parë së bashku, të kapur dorë për dore, pasi Skip Marley kishte përfunduar koncertin e tij në Turqi. Ajo takoi artistin pas koncertit, larg syve të njerëzve. Në koncert,  ishte së bashku me vajzën e saj, Lila Moss.

Kate ndërkohë është e lidhur me aristokratin britanik, kontin Nikolai von Bismarck. Ata të dy kanë pasur një romancë on & off që pas ndarjes së modeles nga ish-bashkëshorti, Jamie Hince, në vitin 2015.

Fansat pas situatës reaguan menjëherë në rrjetet sociale duke shprehur konfuzionin e tyre: “Më fal, a s’është ajo e lidhur?”; “Kate, ç’po bën vajzë? Ku është konti?”; “Kate dhe nipi i Bob? Një ëndërr!”; “A është ndarë? Ç’po ndodh?” ishin disa nga komentet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME