SPORT

Kategoria e Parë/ Korabi mund Erzenin, Apolonia triumfon kundër Kukësit

Java e 29-të në Kategorinë e Parë, luajti sot dy ndeshjet e fundit. Korabi triumfoi 2-0 në transfertë ndaj Erzenit. Fitore e rëndësishme për dibranët që ngjiten në vendin e tetë me 32 pikë.

Në krahun tjetër, shijakasit mbajnë vendin e fundit me 11 pikë dhe kanë rënë në Kategorinë e Dytë.

Fitore të rëndësishme mori edhe Apolonia që triumfoi 2-1 në transfertë ndaj Kukësit. Fierakët iu falën dopietës së Trifonit, për tu ngjitur në vendin e gjashtë me 37 pikë. Kukësi renditet në vendin e 10-të me 28 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button