MAGAZINË

Katy Perry u përgjigjet kritikave për “Lifetimes” me ‘çekun’ tetëshifror

Katy Perry po hakmerret më së miri ndaj kritikave të ashpra që ka marrë për turneun “Lifetimes”.

Këngëtarja ka shitur mbi 1,1 milionë bileta dhe ka arritur mbi 80 milionë dollarë shitje, sipas menaxherëve të saj.

Shifra prej 80 milionë dollarësh vjen nga shitja e biletave të koncerteve në SHBA, Kanada dhe Australi, sipas grafikut të Billboard. Ajo realizoi rreth 45 koncerte në të tri vendet. Fitimi ende nuk përfshin ndalesat e ardhshme në Amerikën Latine, Europë dhe Kinë.

40-vjeçarja është përballur me kritika të ashpra për turneun dhe albumin e ri, “143”. Kritikët kanë shpërthyer ndaj veshjeve të saj të frymëzuara nga hapësira dhe koreografisë së performancave, madje disa kanë shkruar: “Njerëzit po paguajnë për të parë këtë?”

Në prill, kur Katy u bë pjesë e ekuipazhit të femrave që shkuan në hapësirë me Blue Origin, vërshuan një lumë kritikash se ishte humbje parash jashtë realitetit.

Mes personave që e kritikuan ishin edhe vajza të famshme si Olivia Munn, Olivia Wilde dhe Jessica Chastain.

Nga ana tjetër, ndërsa në jetën profesionale, fitimet financiare nuk po mungojnë, jeta personale e këngëtares është e trazuar. Ajo dhe Orlando Bloom konfirmuan në korrik se ishin ndarë pas 9 viteve bashkë.

Më pas, Perry pushtoi titujt rozë për shkak të romancës me ish-kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, e cila tani “është ftohur”. Të dy kanë bërë një hap pas për shkak të angazhimeve dhe Trudeau nuk i pëlqeu vëmendja që mori takimi i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button