Belind Këlliçi ka njoftuar gjatë protestës së mbajtur ditën e sotme para Bashkisë Tiranë, se opozita ka nisur punën për lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili momentalisht është nën masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”.
Këlliçi u shpreh se opozita po punon për të pasur një qeveri teknike para zgjedhjeve të 2025, çka sipas tij do të garantonte edhe votën e lirë.
“Duke falënderuar të gjithë qytetarët që erdhën në këtë protestë rekord të 24-tën, i them Erion Veliajt se kjo protestë nuk mbyllet pa ikur ti nga bashkia dhe pa shkuar përpara drejtësisë.
PD ka nisur punën në terren dhe kudo jo vetëm për fitoren e zgjedhjeve, por mbi të gjitha për lirimin e liderit të opozitës dhe për të garantuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha mes të tjerash ai.