Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKëlliçi - ambasadorit të BE, Gonzato: I shisni si model të rinjve...

Këlliçi – ambasadorit të BE, Gonzato: I shisni si model të rinjve hajdutin Erjon Veliaj!

Belind Këlliçi ka drejtuar gishtin drejt zyrës së BE-së në Tiranë gjatë protestës së sotme para bashkisë, për arsyen se në hapjen e Kolegjit të Europës është thirrur të flasë edhe Erjon Veliaj.

Këlliçi akuzoi zyrën e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë ambasadorin Gonzato se po u shesin si model të rinjve të Tiranës një hajdut si Veliaj, që është nën hetim pasuror për vjedhjen e dhjetëra miliona eurove.

“Dita e sotme ka nisur me aktivitet të shëmtuar, ku regjisore kryesore është zyra e delegacionit të BE në Tiranë dhe vetë Gonzato, i cili ditën e sotme do t’i shesë të rinjve ekselente të Tiranës si model suksesi Erion Veliajn një hajdut ordiner, një plehrë mbeturinë njerëzore, mbeturinë politike, i cili është nën hetim për vjedhjen e 132 milion euorve nga inceneratori i Tiranës, të paktën 30 milion eurove nga dosja 5d. Të paktën dhjetra miliona euro tendera fiktive. Një njeri që ka dhënë 2 mijë leje ndërtimi, që ka betonizuar Tiranën, që ka shkatërruar qytetin e Tiranës, që ka shkatërruar Teatrin Kombëtar dhe këtë njeri zyra e delegacionit të BE së bashku me një komuniste si Federica Mogherini vijnë dhe e shesin si model suksesi. Kjo është tallje për çdo qytetar të ndershë, për çdo njeri me shtyllë kurrizore, për çdo njeri në këtë vend që ka një pikë dinjiteti. Mos vallë zyra e delgacionit të BE nuk e di që ky hajdut, Erjon Veliaj është nën hetim pasuror? Për çfarë e thërrisni Erjon Veliajn?”, u shpreh Këlliçi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME