Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKëlliçi: Kushdo që tenton të vrasë protestat është në shërbim të qeverisë

Këlliçi: Kushdo që tenton të vrasë protestat është në shërbim të qeverisë

Para parlamentit, deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar mbi deklaratën e mëparshme të Enkelejd Alibeaj për protestën e 7 korrikut.

Në fjalën e tij për gazetarët, Këlliçi tha se fjalët e Alibeaj janë absurde dhe se çdo shqiptar ka të drejtë të protestojë. Sipas deputetit, kushdo që tenton të mbysë zërin e qytetarëve është pro Ramës.

“Më vika keq nëse kjo ka ndodhur. Është absurde nëse kjo thirrje është bërë. Çdo shqiptar ka 1001 arsye për të dalë në protestë, kushto që do të mbysë zërin e qytetarëve është në shërbim të qeverisë. Alibeaj apo çdo deputet i zgjedhur nga 25 prilli jemi zgjedhur për të qenë opozitë përballë Ramës, jo me Ramën. Është absurde që të shkojmë në drejtim të gabuar. Nuk ka fuqi, zero. Nuk e kam parë deklaratën por më duket absurde”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME