Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËKendall, kaq e guximshme dhe sensuale

Kendall, kaq e guximshme dhe sensuale

27-vjeçarja u fotografua me këtë veshje ndërsa po largohej nga një xhirim për markën luksoze FWRD, ku ajo shërben si drejtore kreative

Kendall Jenner u zgjua dhe zgjodhi të dalë rrugëve të qytetit vetëm me një palë geta dhe luledielli për t’i dhënë pak ngjyrë pamjes elegante.

Kështu, Jenner u shfaq e veshur vetëm me të brendshme dhe një palë geta të zeza, të holla që vetëm asaj mund t’i rrinin siç i rrinë.

Modelja është fotografuar rrugëve të Los Angeles-it, e veshur me një pulovër të zezë, geta, taka dhe syze të errëta. Për ta plotësuar pamjen kishte një buqetë të madhe me luledielli.

Jenner mbante një çantë të zezë Bottega Veneta “Sardine” (4200 dollarë) dhe taka të zeza të markës.

Nëse ndiheni të frymëzuara nga Jenner për të qenë paksa e guximshme kur bëhet fjalë për pamjen tuaj sezonale, atëherë sigurohuni që të zgjidhni për geta të zeza të trasha dhe jo të tejdukshme, për t’u siguruar që të ndiheni të mbuluara dhe rehat. Madje mund t’i ndërroni getat e thjeshta të Jenner-it me një palë me shkëlqim, perfekte për sezonin e ardhshëm të festave.

Sa i përket veshjes së getave, mbetet për t’u parë nëse ndonjë tjetër e famshme do të guxojë me pamjen apo nëse veshja e getave pa gjë sipër do të kthehet në trend.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME