AKTUALITET

“Këputet si pras” naftëtari grevist në Marinëz. (video)

Marinëz – Humb ndjenjat në ambientet e jashtme të sindikatës të sektorit hidrokarbur në Marinzë, një prej punonjësve të “ Bankers” i cili i është bashkuar grevës me bojkot pune.

Josif Lino , me pozicionin mekanik pasi ka humbur ndjenjat është transportuar drejt qëndrës shëndetësore të kompanisë ku i është dhënë ndihma e duhur mjekësore.

Lino mbështet kolegët në këtë protestë. Ai ka qënë në ambientet para godinës së sndikatës ku zhvillohet protesta, nuk është ndier mirë. Teksa është nisur për të marr një shishe uji, është këputur duke rënë përtokë. Kolegët që e panë e morën dhe e çuan në qendër shëndetsore aty pran dhe pasi ka marr ndihmën e parë mjekësore është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal Fier.

Në ditën e 6-të të grevês së urisë , jo vetëm 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë patur përkeqësim të gjëndjes shëndetësore, por tensioni dhe pritja e një zgjidhjeje konkrete po dëmton edhe punonjësit e fushës naftëmbajtëse që kanë bojkotuar punën dhe po vijojnë pa ndërprerje solidarizimin jashtë ambienteve të zyrës .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button