Publikimi i listës së grumbullimit të kombëtares për ndeshjet e shtatorit i ka shkaktuar probleme kreut të FSHF-së Armando Duka. 5 persona e kanë kërcënuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe janë vënë në pranga ditën e sotme. Mësohet se motivi ka të bëj me faktin se djali i presidenti t♪7 KF Iliria, Nazmi Selmani, nuk është thirrur në skuadrën Kombëtare të futbollit.
Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portier i Tiranës, i cili gjatë karrierës së tij është aktivizuar në skuadra të ndryshme si Laçi në Shqipëri apo Boluspor në Turqi.
Mësohet se perveç sms-ve, disa prej personave të arrestuar në mënyrë demonstrative kanë shkuar të banesa e Dukës. Policia pas marrjes së njoftimit ka arrestuar 5 personat, konkretisht presidentin e Klubit të Futbollit Iliria Nazmi Selamin, Petrit Selmanin, Redian Locin dhe dy futbollistët e Ilirisë, Brajan dhe Santiago Selmani dhe dy persona të tjera janë proceduar në gjendje të lirë.