Fier – Dy vëllezër kanë përfunduar në spital, pasi janë konfiktuar me njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në Çukas të Fier-Sheganit.
Ata janë plagosur njëri me me sëpatë dhe tjetri me armë zjarri
Dyshohet se dy vëllezërit janë zënë për pronën.
Haziz Musai i plagosuri me arme zjarri nga vellai i tij Nazif Musai niset për ne spitalin e Traumës. Gjendja e tij eshte kritike per jeten.
Nazifi po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ne spitalin e Lushnjes ka plage ne krah e kembe nga sepata dhe kosorre i themi ne mjetit preres.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.
Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.