Sunday, July 14, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKërkohej nga 180 shtete, shqiptari arrestohet në Kolumbi

Kërkohej nga 180 shtete, shqiptari arrestohet në Kolumbi

Një shqiptar i akuzuar për aleancë me trafikantët kolumbianë për zgjerimin e biznesit të drogës, u arrestua në Santa Marta, i konsideruar objektiv me vlerë të lartë nga autoritetet franceze, Europol dhe Interpol.

Besnik Nikolli i njohur në botën e krimit si “Niko” apo “El Gordo”, ishte në kërkim nga autoritetet franceze që nga tetori i vitit 2021, kur Interpoli lëshoi alarm të kuq ndaj tij për akuzat e trafikut të drogës.

Përveç kësaj, Besnik Nikolli akuzohet për pastrim parash dhe profili i tij kriminal e kishte vënë në shënjestër të më shumë se 180 vendeve. Nga hetimet e autoriteteve kolumbiane rezultoi se Besnik Nikolli vepronte për llogari të rrjeteve të trafikut të drogës me prezencë në disa vende evropiane, përfshirë Francën, Shqipërinë, Holandën dhe Gjermaninë.

Vendndodhja e tij e fundit në Kolumbi dukej se lidhej me një përpjekje për të krijuar lidhje me organizatat e trafikut të drogës atje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME