Thursday, December 5, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAKeshilltari i Presidentes e bën përgjegjëse Serbinë për ngjarjet në Veri

Keshilltari i Presidentes e bën përgjegjëse Serbinë për ngjarjet në Veri

Blerim Vela, Shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, e ka bërë përgjegjëse Serbinë për tensionimin e situatës në komunat veriore, përmes strukturave ilegale, raporton Gazeta Express.

Në komunat veriore janë lëshuar sirena, ndërsa qytetarët janë mbledhur para objekteve të komunave, për të penguar hyrjen e kryetarëve të rinj të zgjedhur. Situata ka eskaluar në Zveçan.

Vela nga Presidenca ka shkruar në Twitter se Serbia ka angazhuar strukturat ilegale për të tensionuar situatën atje.

“Strukturat kriminale dhe ilegale të Serbisë në veriun e Kosovës kanë marrë urdhra për ta eskaluar situatën në terren”, ka shkruar Vela.

“Protestuesit ‘paqësorë’ që përdorin veprime hibride dhe të dhunshme ndaj forcave të rendit”, thuhet në postimin e tij, ku ka bashkëngjitur edhe pamjet e një veture të djegur të Policisë së Kosovës.

“Dhuna nuk do të triumfojë. Serbia ka përgjegjësinë e plotë për eskalimin”, ka shkruar Vela. /Express/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME