Vëllezërit Albert dhe Edmond Nela ishin vënë në shënjestër për t’u ekzekutuar nga anëtarët e grupit kriminal që goditën nga SPAK pas komunikimeve në aplikacionin “Sky”.
Sipas hetimeve ka rezultuar se shtetasi Bujar Germizi, që është vënë në pranga si dhe Ismail Zeneli, që është shpallur në kërkim, kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të vrarë 2 vëllezërit që jetojnë në Angli.
Nga hetimet ka rezultuar se shefi i krimeve te komisariatit numër 6, kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e vëllezërve Nela dhe tenton të vendosë një GPS në makinë.
Po kështu ka rezultuar se Gjoni ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS për Albert dhe Edmond Nelën për t’ua dhënë më pas anëtarëve të grupit.