Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKëta janë dy vëllezërit që do ekzekutoheshin nga Bujar Germizi

Këta janë dy vëllezërit që do ekzekutoheshin nga Bujar Germizi

Vëllezërit Albert dhe Edmond Nela ishin vënë në shënjestër për t’u ekzekutuar nga anëtarët e grupit kriminal që goditën nga SPAK pas komunikimeve në aplikacionin “Sky”.

Sipas hetimeve ka rezultuar se shtetasi Bujar Germizi, që është vënë në pranga si dhe Ismail Zeneli, që është shpallur në kërkim, kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të vrarë 2 vëllezërit që jetojnë në Angli.

Nga hetimet ka rezultuar se shefi i krimeve te komisariatit numër 6, kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e vëllezërve Nela dhe tenton të vendosë një GPS në makinë.

Po kështu ka rezultuar se Gjoni ka nxjerrë të dhëna nga sistemi TIMS për Albert dhe Edmond Nelën për t’ua dhënë më pas anëtarëve të grupit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME