Dëshironi t’i dërgoni një puthje të dashurit tuaj të largët?
Një konstruksion kinez me “buzët” e ngrohta dhe lëvizëse të silikonit duket se e ka përgjigjen.
Pajisja, e reklamuar si një mënyrë për të lejuar çiftet në distanca të gjata të ndajnë intimitetin fizik “të vërtetë”, po shkakton bujë në mesin e përdoruesve kinezë, të cilët kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale.
E pajisur me sensorë presioni dhe aktivizues, pajisja thuhet se është në gjendje të imitojë një puthje të vërtetë duke përsëritur presionin, lëvizjen dhe temperaturën e buzëve të përdoruesit.
Së bashku me lëvizjen e puthjes, ai gjithashtu mund të transmetojë tingullin që lëshon përdoruesi.
Megjithatë, ndërsa shumë përdorues të rrjeteve sociale panë një anë qesharake të pajisjes, të tjerë e kritikuan atë si “vulgare” dhe “të mërzitur”. Disa shprehën shqetësime se të miturit mund ta blejnë dhe ta përdorin atë.
“Unë nuk e kuptoj arsyen e krijimit, megjithëse jam krejtësisht i habitur”- u shpreh një komentues në faqen zyrtare të Instagramit.
Në platformën e ngjashme me Tëitter, disa ‘hashtag-e’ për pajisjen kanë grumbulluar qindra miliona shikime gjatë javës së kaluar.
Për të dërguar një puthje, përdoruesit duhet të shkarkojnë një aplikacion të telefonit celular dhe ta lidhin pajisjen e karikimit të telefonit të tyre.Pas çiftimit me partnerët e tyre në aplikacion, çiftet mund të fillojnë një telefonatë me video dhe t’i transmetojnë njëri-tjetrit kopje të puthjes të tyre.