Klodiana Lala jep lajmin e FORTE: Ja ku do godasë SPAK, fundosen zyrtarët…

Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për hetimet e SPAK ndaj Bankers Petroleum.
Lala tha në një emision se çelësi i zbardhjes së aferës, është një bankë në Austri, ndërkohë që tha se po verifikohet roli i ministrave dhe ish-ministrave, që dyshohet se janë të implikuar në aferë.
Po kështu edhe roli i kompanive dhe personave që kanë ndihmuar Bankers të shmangë detyrimet tatimore.
“Ne e kemi mbyllur 2025 me një emision për Bankers. Kam thënë po hetohen disa zyrtarë, ish ministra. Çfarë kam kuptuar nga dosja në SPAK, thelbi është një bankë e nivelit të dytë jashtë vendit, që rezulton se ka bërë pagesa selektive. Llogaritë e kompanisë në Tiranë, janë boshatisur dhe rezultojnë me humbje.
Kjo kompani deklaron vetëm humbje dhe nuk ka paguar taksat. Por rezulton sipas të dhënave, që një bankë e nivelit të dytë, është dërguar letër-porosi në Austri, kjo bankë ka bërë pagesa selektive dhe çelësi i kësaj çështje, nëse do të merren pagesa që ka kryer, të shihen zyrtarët, kompanitë, ish ministrat, kompanitë e PR, lobimit e me radhë, gjithë afera Bankers mund të zbardhet.
Për momenti nuk ka ndonië zhvillim. por prokurorit duhet të ktheinë sytë te kjo bankë e nivelit të dytë. Kështu kuptohet se cfarë ka ndodhur me aferën Bankes dhe sa miliona ianë viedhur. Janë minimalisht 5-6 ministra apo ish ministra të përfshirë
Që nga kompani, ose studio avokatore, kupton që ianë në nivel të arta dhe pagesa shumë të larta
Një letër porosi, më rezulton se është nisur drejt Austrisë dhe pritet të kuptohet se në favor të kujt janë nisur pagesat. Aty bëhet fjalë për pastrim parash në nivel marramendëse. Kompani offshore janë të vështira për të pasur informacion.
Anita Jella dhe Enkelejda Millonai, dy prokuroret e SPAK, kanë dërguar një sërë letër-porosi dhe këtu është përqendruar për momentin hetimi”, tha Lala.











