Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKlubet e mëdhenj të Europës po çmenden për Zirkzee, Holanda nuk e...

Klubet e mëdhenj të Europës po çmenden për Zirkzee, Holanda nuk e merr në Euro 2024

Joshua Zirkzee pati një sezon të paharrueshëm si në nivel personal ashtu edhe në atë kolektiv të skuadrës. Në fakt, Bolonja e tij u kualifikua heroikisht në Champions League, falë edhe lojës së sulmuesit të saj që tashmë po josh gjysmën e Europës. Vlera e tij është rreth 40 milionë euro dhe nuk është e thënë që ai nuk mund të kthehet te Bayern Munich. Mbi të kanë hedhur sytë milanezet dhe Juventus dhe gjithçka mund të ndodhë. Nëse në Itali sulmuesi është objekt i dëshirës së të gjithëve, në atdhe ai duket se nuk konsiderohet ende një lojtar elitar. Për sulmuesin e Bolonjës mbërrin lajmi që ka shije zhgënjimi.

NUK KA EURO 2024 PËR ZIRKZEE

Holanda është pjesë e Grupit D në Europianin e ardhshëm në Gjermani dhe do të duhet të përballet me Poloninë, Austrinë dhe Francën. Ronald Koeman ka publikuar listën e lojtarëve që janë thirrur. Çuditërisht në listën e teknikut Oranje nuk figuron emëri i Joshua Zirkzee. Sulmuesi i talentuar, në mënyrë të habitshme nuk është marrë në konsideratë nga ish-mbrojtësi i Barcelonës. Për 22 vjeçarin, një zhgënjim ndoshta i papritur nisur nga kampionati i luajtur si protagonist në Serie A. Në të njëjtën kohë, mosha e tij e re luan në anën e tij dhe për Zirkzee do të ketë shumë mundësi të tjera për të veshur fanellën e Tulipanëve portokallinj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME