Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKokàìna në rrugën e Kavajës “zbulon” një call center që mashtronte italianët

Kokàìna në rrugën e Kavajës “zbulon” një call center që mashtronte italianët

Një call center që mashtronte italianë me bursën Forex është zbuluar në zonën e Astirit, si pasojë e hetimeve për kokainën e gjetur në Rrugën e Kavajës mbrëmjen e 21 marsit, ku u kapën 3 persona, njëri prej të cilëve tentoi të shtyp agjentët e antidrogës me makinë.

Ambienti i call centerit është në pronësi të Shkëlqim Ostrenit, të vënë në pranga për kokainën dhe një personi tjetër të shpallur në kërkim. Hetimet tregojnë se grupi që trafikonte kokainë e ka shtrirë veprimtarinë kriminale edhe në fusha të tjera, si kjo e mashtrimit.

Policia njoftoi sot se gjatë kontrollit në këtë ambient, u sekuestruan dokumenta, pajisje të ndryshme dhe njësi kompjuterike, në të cilat ishin të instaluara programe, aplikacione dhe lista emrash me numra italianë, të cilët kontaktoheshin nga operatorët, duke i mashtruar për investime në bursë, nëpërmjet të cilave arrinin të përfitonin vlera monetare të konsiderueshme, që variojnë nga 500 deri në 30 mijë euro për person.

Për të dy pronarët u caktua “arrest në burg” nga Gjykata e Tiranës, në akuzë për mashtrim kompjuterik, ndërsa Ostreni është në akuzë më herët për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Identifikimi i këtij call center u bë pas këqyrjes së komunikimeve telefonike mes tre të arrestuarve dhe personave të tjerë, deklarimeve të disa personave që tregojnë rrethana të hetimit, si dhe këqyrjes së pamjeve filmike.

Më herët nga komunikimet e treshes Enea Sulejmani, Shkëlqim Ostreni dhe Igli Begaj u arrestua oficeri i Operacionales, Ervis Shkurta. Ky i fundit dyshohet si pjesë e këtij grupi kriminal. “Visi i Pazarit” ka qenë afër vendit të ngjarjes kur Sulejmanaj tentoi të shtyp me makinë agjentët e Antidrogës dhe sapo ka parë që kolegët e tij ndërhynë, ka njoftuar grupin tjetër që prisnin për të marrë kokainën.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME