Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËKolegët dhe qytetarët i japin lamtumirën e fundit Zef Dedës, Juli i...

Kolegët dhe qytetarët i japin lamtumirën e fundit Zef Dedës, Juli i përlotur: Oh çfarë babe

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit Mjeshtrit të Madh, Zef Deda në ambientet e teatrit “Migjeni”.

Në hollin e teatrit “Migjeni”, aktori i mirënjohur i humorit, Jul Deda, ka shprehur disa fjalë zemre për babain e tij, të madhin Zef Deda.

Mes dhimbjes së madhe, Jul Deda thotë se ai së bashku me vëllanë e tij, Marion, do të fokusohen në ruajtjen e emrit të mirë të babait të tyre dhe me shpresë se do ja dalin, aktori thotë se do i mbrojë i ati nga lart.

“Ju falenderojmë shumë. Kam dëshirë për të falenderuar Zef Dedën për “Oh çfarë babe”. Një babë i jashtëzakonshëm, bashkëshort i jashtëzakonshëm, gjysh i mrekullueshëm, artist i madh. Nuk e di sa të fokusuar duhet të jemi unë dhe Mario dhe fëmijët tonë për t’i ruajtur emrin e madh dhe të mirë që ka lënë në Shkodër dhe në Shqipëri.

Shpresoj të ja dalim, por besoj se një ndihmë e madhe ka për të qenë babai nga lart, duke na mbrojtur dhe duke u lutur për ne se me punën e tij, me moralin e tij dhe me mënyrën si është sjellë, na e ka bërë jetën shumë më të lehtë dhe ma të përballueshme. E falenderoj nga zemra.

Sot nuk di as si t’i rreshtoj fjalët. Kam dëshirë të ju falenderoj ju, kolegëve të babit, keni dhënë dhe marrë me të pasionin për punën, për njerëzillëkun në radhë të parë. Jeni një brez që i keni ruajtur marrëdhëniet njerëzore, ne nuk e kemi sot. Jeni shembull për ne. Falenderoj publikun e tij. Do kisha dëshirë, meqenëse sot është fizikisht për herën të fundit në teatrin “Migjeni” t’i dhurojmë një duartrokitje të fundit në ambientet e këtij teatri”, u shpreh Jul Deda.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME