‘Korrupsioni lë pa ujë Këlcyrën’ Tritan Shehu: SPAK nuk heton aferën 3 mln euro

Edhe pse u shpenzuan rreth 3 milionë euro për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të ujësjellësit, sot Këlcyra vijon të jetë pa ujë.
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu denoncon aferën korruptive që la Këlcyrën pa ujë, ndërsa premtimin e Ramës për 24 orë ujë e mori era.
Dega e PD-së në Këlcyrë ka kallëzuar në SPAK kryetarin e bashkisë, të zgjedhur me vota të manipuluara, por institucionet vazhdojnë të heshtin.
“Qyteti prej dy ditësh është pa ujë, pasi stacioni i pompimit ka dalë jashtë funksioni – dhe kjo, pa kaluar as tre vite nga përurimi i tij.
Edhe pse u shpenzuan rreth 3 milionë euro për rikonstruksionin e rrjetit të brendshëm dhe të jashtëm të ujësjellësit, sot Këlcyra përjeton këtë krizë. Vetëm për rrjetin e jashtëm, me rrjedhje të lirë nga fshati Gerdas (Fratar) deri në depozitën e ujit, u investua rreth 1 milion euro. Megjithatë, as kjo linjë nuk sjell asnjë metër kub ujë në depo.
Ky korrupsion masiv, me pasoja të rënda për popullsinë dhe ekonominë, është denoncuar disa herë pranë organeve përkatëse. Dega e PD-së në Këlcyrë ka kallëzuar në SPAK kryetarin e bashkisë, të zgjedhur me vota të manipuluara, por institucionet vazhdojnë të heshtin.
Një gjumë letargjik mbi kallëzimet për atë që po ndodh, ndërsa Rama me premtimet e tij është “zhdukur” shkruan Shehu.








