Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedKosova vendos vizat për shtetasit rusë

Kosova vendos vizat për shtetasit rusë

Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë transit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 30 shtator.

“Të gjithë shtetasit e Federatës Ruse, bartës të pasaportave të rregullta, zyrtare e diplomatike, si dhe ata që kanë leje-qëndrim biometrik valid, të lëshuar nga shtetet e zonës Shengen do të obligohen të pajisen me vizë të Republikës së Kosovës për hyrje tranzit dhe qëndrim në territorin e Kosovës”, tha kryeministri, Albin Kurti.

Më herët qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u lejohej hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Republikës së Kosovës, pa vizë. Gjithashtu, liroheshin nga nevoja për tu pajisur me vizë kosovare edhe shtetasit e vendeve për të cilët Kosova aplikon regjim vizash, por të cilët kishin leje qëndrim biometrik valid të lëshuar nga njëri ndër shtetet e Zonës Shengen. Kjo ishte e rregulluar në vendimin e Qeverisë për kushtet e hyrjes dhe regjimit të vizave për të huajt në Republikën e Kosovës, të marrë në vitin 2011.

“Ky vendim është në raport me obligimet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe në koherencë me vendimin e fundit të Bashkimit Evropian për pezullim të marrëveshjes për lehtësim të vizave Shengen për shtetasit rusë dhe vazhdimin e masave kufizuese dhe ndëshkuese kundër Federatës Ruse, për shkak të agresionit ushtarak kundër Ukrainës”, – tha zëvendësministrja e Jashtme, Liza Gashi.

Më 31 gusht, Bashkimi Evropian pezulloi marrëveshjen për viza me Rusinë si një “hap i parë i domosdoshëm”. Për pasojë, rusët do ta kenë më të vështirë sigurimin e një vize dhe procesi do t’iu kushtojë më shtrenjtë. Vendet e BE-së nuk kanë arritur të pajtohen për një ndalesë totale për vizat turistike për rusët, meqë vendet anëtare janë të ndara në këtë çështje. Kievi i ka bërë thirrje BE-së që të ndalojë lëshimin e vizave për të gjithë rusët, përveç disidentëve politikë. /REL

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME