Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAKosovarët, nga 1 janari 2024 pa viza, ja rregullat që duhet të...

Kosovarët, nga 1 janari 2024 pa viza, ja rregullat që duhet të respektojnë

Prishtinë – Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë drejt zonës Shengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Udhëtimi pa viza nënkupton se mund të udhëtohet lirshëm në shtetet e zonës Shengen, por nuk do të mund të punohet.

Pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra në zonën Shengen, për shembull, si turistë, për të vizituar miqtë ose familjen, për të marrë pjesë në ngjarje kulturore ose sportive, takime afariste, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet të ngjashëm, njofton RTK.

Parlamenti Evropian miratoi në prill të këtij viti vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, me çka edhe procedurat vendimmarrëse për këtë çështje u përmbyllën.  Miratimi në Parlamentin Evropian ishte bërë pa votim, pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.

Ja shtetet ku do të mund të udhëtohet pa viza deri në 90 ditë:

Komisioni Evropian në vendimin për liberalizim kishte sqaruar se edhe pas liberalizimit të vizave, bartësit e pasaportave të Kosovës nuk do të mund të udhëtojnë në Spanjë, vend që nuk e njeh as pavarësinë e Kosovës, as pasaportat e saj.

Shtetet që përfshihen në vendimin për liberalizimin e vizave për kosovarët janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Norvegjia, Lihtensteini dhe Islanda.

Republika e Kosovës, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilës nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kosova ishte vendim i vetëm në Ballkan që kishte më shumë kritere për fituar liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.

Komisioni Evropian, në vitin 2018, kishte konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva.

Etapat deri te liberalizimi i vizave për Kosovën

Kosova ka kaluar disa etapa për të arritur liberalizmin e vizave

– Komisioni Evropian rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën

– Komiteti LIBE voton pro rekomandimit të KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën

– Parlamenti Evropian konfirmon mandatin për negociata me Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave dhe

– Komiteti LIBE voton sërish për fillimin e negociatave me Këshillin e BE-së, për të vazhduar me hapat e mbetur për liberalizimin e vizave.

– Ndërkaq hapat që ende nuk ka arritur procesi për heqjen e vizave e që duhet të arrihen janë:

– Ambasadorët e BE-së votojnë për liberalizimin e vizave

– Mbajtja e takimit trepalësh ndërmjet Komisionit Evropian, Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian

– Ambasadorët e BE-së miratojnë marrëveshjen e arritur nga tri institucionet

– Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave

– Ambasadorët e BE-së votojnë me shumicë të thjeshtë për liberalizimin e vizave

– Këshilli i Ministrave të BE-së miraton me shumicë të thjeshtë liberalizimin e vizave

– Akti ligjor nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Evropian, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian

– Vendimi publikohet në Gazetën Zyrtare, duke përfshirë datën e hyrjes në fuqi 

– Liberalizimi hyn në fuqi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME