AKTUALITETTOP-NEWS

Krim i paralajmëruar në familje në Frashër të Patosit (video)

Fier – Një krim i paralajmëruar ka ndodhur në familjen e Anesti Ramës në fshatin Frashër njësia administrative Zharrëz bashkia Patos.

Zënkat e herëpashershme mes Anesti Ramës e gruas së tij Valbonës ka bërë që mbrmjen e djeshme teksa ka qënë duke dremitur në sallon vajza ka shkuar e ka mbytur me tel në grykë ndësa gruaja e tij e ka ndihmuar vajzën duke pastruar viktimën, zhdukur gjurmët e krimit e kanë njoftuar në polici se ka qënë vdekje aksidentale.

Vajza ishte ndarë nga partneri dhe jetonte me prindërit, zbardhet deklarata e rreme në polici: Babai u rrëzua në tualet kanë pohuar nënë e bijë.në polocinë e Fierit.

Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm , miq e gjitonë janë të shokuar. Ferdinant Rama që jeton në Greqi, vëllai i të ndjerit mes tronditjes tregon se prej 2 vjet e gjysëm nuk kishte kontakt me të vëllanë , pasi sipas tij Valbona Rama, bashkësjortja e të ndjerit nuk e lejonte. Ata kanë patur shpesh kontradita tregon ai , ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë. KubataValbona mori mbrëmë gruan time e i tha Anesti ka vdrkur.

Ndërkohë kushëriri i 56 vjeçarit Edmont Rama pohon se çifti ka patur kontradita të vazhdueshme dhe policia ka qënë shpesh e pranishme.

Trupi i 56 – vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko- ligjore.

Policia

Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.

Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.

Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.

Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni “Inskenimi”.

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).

Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.

53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.

Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button