AKTUALITETTOP-NEWS

Krimi në familje në Frashër/ Vajza pasi e mbyti babanë me tel më pas i dhunoi organin gjenital. ( video)

Fier – Policia e Fierit ka arrestuar edhe Valbona Ramen, nenen e Emanilda Rames e cila u arrestua nje dite me pare per vrasjen e babait Anesti Rama.

Sipas burimeve policore , Anesti Rama dhunohej sistematikisht ne familje. E bija dhe bashkeshortja e kishin nxjerre te jetonte ne nje dhome jashte shtepise, pohojnë burime zyrtare te policisë Fier.

Teksa pritet te zhvillohet masa e sigurise per nene e bije qe akuzohen per vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama, te dhena dhe burime nga te afermit e familjes bejne me dije se 56 vjecari dhunohej dhe keqtrajtohej ne familje. Prej vitesh punetor nw nje ferme blektorale ne zone, Anesti Rama kishte shkuar shpesh here ne pune me shenja ne fytyre per te cilat thoshte se i ishin shkaktuar nga incidente por asnjwhere nuk tregoi te verteten.

Vajza dhe e jëma e kanë pranuar krimin  para grupit hetimor, pohon zyrtarishtë policia Fier, por ajo shton më tej se vajza pasi e mbyti të atin me tel në fyt  e ka cuar trupin në banjë dhe aty i kish dëmtuar organin gjenital duke e shtypur e goditur disa herë. Vajza nuk ka pranuar  që babai mund ta kish gacnuar seksualisht kur është.pyetur nga grupi hetimor.

Burime nga policia e Fierit konfirmojne faktin se viktima keqtrahtohej nga bashkeshortja dhe e bija ndersa fakt i njohur per fqinjet e faniljes Rama ne Frasher ishte se ai jetonte vecmas nga bashkeshortja dhe e bija megjithese ne te njejtin oborr. Për shkak të sherreve të shpeshta policia ka qënë me dhjetra herë në familje për tu shuar sherret.

Prej vitesh 56 vjecari i vrare dy dite tragjikisht dy me pare, jetonte ne dhomen qe sherbente si kuzhine e vecuar nga banesa ku jetonin Valbona dhe Emanilda Rama.  Keto tw fundit akuzohen se kane vrare 56 vjecarin duke e mbytur me tel dhe me pas inskenuan ngjarjen si aksident.

Policia

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau me mjet strangulues, për motive të dobëta, babanë e saj.

Arrestohet nëna e 26-vjeçares, për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pas vrasjes, shtetasja V. R. ka ndihmuar vajzën e saj, për të pastruar trupin e 56-vjeçarit, me qëllim që të mos zbulohej e vërteta dhe humbja e jetës të dukej aksidentale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button