KRYESORESPORT

Kristjan Asllani e nis nga stoli, por shkëlqen ndaj Atalantës

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, u aktivizua në minutën e 68-të, në duelin ndaj Atalantës, ku Interi triumfoi me rezultatin 2 me 0. 

Asllani zuri vendin e Çalhanoglusë, duke realizuar një paraqitje dinjitoze. Shqiptari u vlerësua me notën 6.7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.  

Interesant është fakti se për minutat e aktivizuara, saktësia e pasimeve të Asllanit ishte 100 %, 13 nga 13 pasa të sakta, e njëjta gjë edhe për duelet, ku në 3 duelet me kundërshtarët, Asllani i fitoi të gjitha, një prejt të cilave ishte duel ajror. Në total në 28 minuta që qëndroi në fushë, mesfushori shqiptar e preku 18 herë topin.  

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button