Tuesday, April 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDET“Kriza e makaronave” godet Italinë

“Kriza e makaronave” godet Italinë

Qeveria italiane ka mbledhur një komision për të trajtuar çmimet e makaronave që janë rritur dy herë më shumë se norma e inflacionit në vend.

Sipas zyrtarëve italian çmimi i këtij produkti primar në shportën e vendasve është rritur me 17.5% nga viti i kaluar deri në mars të këtij viti.

Norma e inflacionit në Itali është 8.1%, sipas Bankës Qendrore Evropiane. Ndërsa kostoja mesatare e makaronave ka tejkaluar 2.20 dollarë për kilogram në Itali, kur afërsisht 60% e popullsisë i konsumon çdo ditë.

Grupet e konsumatorëve kanë paraqitur një ankesë duke pretenduar spekulime që prodhuesit e makaronave ia atribuojnë çmimet në rritje faktorëve që përfshijnë rritjen e kostove të energjisë, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit dhe inflacionit.

Aktivistët thonë se për shkak se makaronat zakonisht bëhen vetëm me grurë të fortë dhe ujë, çmimi duhet të jetë afërsisht në përpjesëtim me çmimin e grurit. Çmimi i grurit është ulur 30%, sipas grupit për të drejtat e konsumatorit “Assoutenti”.

Michele Crippa, një profesor i shkencës gastronomike në Itali u shpreh se rritja e çmimit të makaronave i atribuohet pushtimit rus të Ukrainës, që ai tha se rriti çmimet e ushqimeve në përgjithësi dhe energjisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME