Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, i dehur tapë dhunon qytetarin

Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema, i dehur tapë dhunon qytetarin

Kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Adriatik Mema, së bashku me shoferin e tij dhe 2 policë bashkiakë, në gjendje të dehur kanë dhunuar një qytetar në një prej lokaleve të qytetit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme. Ka qenë vetë qytetari i dëmtuar me inicialet V.C. që në një komunikim me Boldnews.al ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij nga kryetari i bashkisë.

Ai ka treguar se fillimisht është ofenduar dhe më pas është goditur nga Mema dhe punonjësit e bashkisë pa ndonjë arsye specifike.

Ne rastisëm në të njëjtin lokal bashkë me kryetarin e Bashkisë së Çorovodës Adriatik Mema, i cili ishte i shoqëruar nga shoferi i tij dhe dy punonjës të policisë bashkiake. Të gjithë ishin në gjendje të dehur. Pa arsye kryetari nisi të më ofendojë. Më pas shoqëruesit e tij nisën të më godasin pa asnjë arsye“, thotë qytetari i dëmtuar V.C.

Sakaq, mësohet se për këtë ngjarje është vënë në dijeni edhe policia e qytetit të Çorovodës, e cila duket se në rrethana të tilla nuk ka shumë për të bërë pasi z.Mema është përfaqësuesi i Partisë Socialiste dhe vështirë se ligji mund të veprojë ndaj tij.

Kjo pasi, edhe vetë Policia e Shtetit është nën urdhrat direkte të Blendi Çuçit, Ministër i Brendshëm i cili është njëherësh edhe drejtues politik i PS-së në qarkun e Beratit dhe në takimet publike është parë shumë i afërt me Memën, madje duke konsumuar edhe verë së bashku.

Fakti i pakundërshtueshëm është se përbën skandal që një kryebashkiak i dehur të endet lokaleve të qytetit që ai duhet të menaxhojë denjësisht dhe të dhunojë qytetarët pa iu trembur ndëshkimit të ligjit.

Kjo sjellje i shkon më shumë një pijaneci ordiner jo një kryebashkiaku, i cili duhet të jetë model dhe shembull si qytetar i parë (në këtë rast i Çorovodës).

Mema u mor i pandehur fill pas ngjarjes së rëndë nga Prokuroria e Përgjithshme, që regjistroi procedimin penal nr. 3, të vitit 2008, duke u akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim. Për Memën asokohe Prokuroria kërkoi dënim me 1 vit heqje lirie, por Gjykata vendosi ta shpallte të pafajshëm./boldnews

Kujtojmë se Adriatik Mema më herët ka mbajtur edhe detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes ku është marrë i pandehur si një nga shkaktarët e tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 qytetarë dhe u plagosën 300 të tjerë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME