Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREKryemadhi: Qeveria i fal inceneratorit të Tiranës 8.5 mln euro

Kryemadhi: Qeveria i fal inceneratorit të Tiranës 8.5 mln euro

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Sipas Kryemadhit penalitetet llogariten në bazë ditore dhe vendimi i qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro.

“Kontrata koncesionare ka parashikuar penalitete për firmën private, në rast se ajo nuk përmbushte detyrimet. Penalitetet llogariten në bazë ditore, krahas vjedhjes së përditshme me paratë publike që i jepen koncesionarit, vendimi i Edi Ramës dhe qeverisë shqiptare për të justifikuar kontratën koncesionare, ka sjell një tjetër dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në masën 8.5 milionë Euro. Në kohën kur qeveria shqiptare, kur bashkia Tiranë, bëhen shumë agresiv ndaj një qytetari që nuk paguan një gjobë makine, apo detyrimet e ujit dhe të dritave, për këtë kontratë koncesionare miliona Euro të miqve të tyre, qeveria ka zgjedhur të mos arkëtojë deri më tani asnjë nga penalitetet që koncesionari duhet të paguante,” tha Kryemadhi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME