Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKryezjarrfiksi fierak Hyka: Jemi blinduar me mjete, fermerët të bëjnë kujdes me...

Kryezjarrfiksi fierak Hyka: Jemi blinduar me mjete, fermerët të bëjnë kujdes me zjarret (vidio)

Fier – Erdhi vera, shtohen rastet e zjarreve. Kryezjarrfiksi apel fermerëve dhe kryetarëve të njësive administrative: Kujdes me diegien e mbeturinave. Hapni rrugët në kodrat me pyje dhe ullishta.

Reparti zjarrfikës në bashkinë Fier mbulon një zonë të gjerë gjeografike ku një pjesë e madhe e territorit është e mbuluar me pyje me pisha, bredha, kodra me ullishte pa lënë mënjanë kulturat e tjera bujqësore ku çdo vit ka pasur problematika nga më të ndryshmet ku kanë rënë shumë vatra zjarri duke u djegur ullishta, pyje halorë, stalla me bagëti, banesa etj.

Në kushte të tilla duke parë që mjete zjarrfikse nuk kanë pasur, fuqi puntore ishin me mangësi për këtë vit kalendarit ky repart ka marrë dy automjete të reja me kilometrazh zero, sikundër edhe shumë paisje të tjera tepër të nevojshme për situata emergjente , si dhe u plotësua dhe me fuqi puntore.

Zija Hyka shefi i sektorit të ndërhyrjes operacionale zjarrfikëse në bashkinë Fier nëpërmjet ekranit të syri televizion apelon se tashmë në stinën e verës kur zjarret janë prezentë në bashkinë Fier fermerët të kenë kujdes me diegien e mbeturinave në tokat e tyre, ti bëjnë të kontrolluara ndërkohë që drejtuesit e njësive administrative të marin masa në hapjen e rrugëve në kodra me pyje dhe ullishta që të bëhet e mundur shkuarja e mjeteve zjarrfikse pranë vatrave t zjarrit.

Zjarrfiksi Hyka tregon paisjet e reja të marra që shërbejnë për urgjenca të ndryshme sikundër autoshkallën që zgjidh probmeme deri në katin e 11 apo 33 metra mbi sipërfaqe, paisje për hapje dyersh e ashensorësh, në aksidente rrugore të ndryshme ku në shumë raste u kanë ardhur në ndihmë banorëve fierakë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME