Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKu e kanë arsimin falas? Partia e Lirisë denoncon gjendjen e librave...

Ku e kanë arsimin falas? Partia e Lirisë denoncon gjendjen e librave pa pagesë që u jep Qeveria fëmijëve: Propagandë bajate që po i vjen fundi

Partia e Lirisë ka denoncuar sot përballë ministrisë së Arsimit gjendjen e lirbave që do të marrin në dorë nxënësit të cilët ditën e hënë ulen në bankat e shkollës në nisje të vitit të ri shkollor.

Ish- deputetja dhe pedagogia Miranda Rira ka treguar librin e Gjuhës Shqipe, të cilin kishte marrë ‘falas’ në shkollë për fëmijën e saj, i cili ishte i zhgarravitur dhe i grisur.

“Në qeverisjen e tyre të tretë ku e kanë arsimin falas? Se këto tekste të përdorura, të zhgarravitura nuk janë tekste falas. Si mund një fëmijë në klasë të tretë të kultivojë njohuri të reja me një tekst që është zhgarravinë? Ky tekst e demotivon fëmijën, mësuesin, e ajo që është më kryesorja krijon në klasa grupe paralale se unë e jam e sgiurt si cdo prind, sakrifikojnë dhe Gjuhën Shqip do e blej të re se ky tekst nuk mund të përdoret përgjatë një viti.

Ku e kanë arsimin falas? Kjo është luga bosh që u japim sot ne fëmjëve shqiptarë. Fëmijët s’kanë vetëm nevojë për teskte, por për ngjyra, cantën, atletet, kostoja është shumë e lartë. Propaganda për një arsim falas me libra të shkatërruar është bajate të cilës po i vjen fundi. Ju zonja Kushi këto libra do përdorni për fëmiëjt tuaj?”, ishte deklarata e ish deputetes Rira.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME