OP/ AN

Ku është familja? Po shkolla?

Nga Enkelejda Veliu (mësuese)

Nje video me tronditi dje. Ne fakt, ne punen qe bej, kam pare te tilla. Por e djeshmja vulosi njehere e mire, qelbersillekun e nje sistemi te tere, qe po fabrikon montra.

Ku eshte familja? Po shkolla?

Ti marrim me rradhe. Familja eshte shkermoqur si institucion. Babai, nuk ka me tagrin te jete baba. As nena. Perpos biologjik. Pa llogaridhenie. Me nje liri te tepruar.
Asnje te rrituri nuk i hyn ne pune, liria e tepruar. Nuk e menaxhon dot. Jo me adoleshentit. Prinder qe marrin kredi per celular te shtrenjte. Dhe fustane mbremje mature.

Lokale te mbushura me adoleshente qe ne pike te mengjesit. Kafe , cigare.
Epo avash nje cik.

E pas kesaj shkolla. Me nje karte performance, qe sdi ku e kane gjetur. Por eshte fake. Dhe e pavlere.

Me nxenes qe vijne ne shkolle pas ores 9. Helbete zgjohen vone. Me nxenes, qe nuk duan gjuhen, fiziken, kimine, matematiken. Madje kane filluar lene dhe oren e fiskultures.
Me nje fjalor te frikshem. Ku njeri tjetrin e etiketojne jo ne emrat e tyre, por ne emrat e organeve gjinital. Me te rritur qe ulin dhe tundin koken kur ata flasin.

Kemi faj? Absolutisht po. Eshte faji yne.
Qe fillon qe nga shtepia, ku vajzat nuk dine me as te fshijne e te lajne, dhe te mbajne paster ambientin dhe djem qe fryhen e kakarisin si kendeza.

Me zysha qe nuk ngrejne zerin dhe te kerkojne llogari, pse udhezimi nuk ka te mirepercaktuar cdo episod, qe ndodh mes mesuesit dhe nxenesit.

E kam thene shpesh..

Ate dite, qe do futem ne klase dhe nxenesit nuk do ngrihen per te me pershendetur, ku zhurma do jete prezente , sinqerisht do jap doreheqjen, dhe do dal te shes ndonje arke banane.
Kohera te frikshme..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button