I akuzuar si një nga personat kryesorë të aferës më të madhe korruptive në Shqipëri, asaj të inceneratorëve, Mirel Mërtiri ka vendosur të thyejë heshtjen. I kërkuari i drejtësisë ka vendosur të flasë për herë të parë në media për të gjitha akuzat që i janë bërë ndër vite për këtë aferë. Intervista e tij do të transmetohet mbrëmjen e së hënës në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV.
Në një intervistë për gazetarin Çim Peka, Mirel Mërtiri ka premtuar se do të shpjegojë aferën korruptive për të cilën akuzohet dhe faktin se ku kanë përfunduar parët e inceneratorëve.
Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë dy biznesmenët e shpallur në kërkim për këtë çështje. Mërtiri është ndaluar në Austri, por atje ka hapur një proces gjyqësor ku po godet ekstradimin në Shqipëri me pretendimin e një azili politik.