Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËKUJDES I DASHUR DOKTOR!

KUJDES I DASHUR DOKTOR!

Nga Genc Cjokutaj – Historia e çobanit qe qante kur ujku i hengri delet jo per kete fakt po per shkak se qente e tij hanin mishin e deleve bashke me ujkun tashme eshte me prane se kurre! Une jam gjithmone pro arsyes, marreveshjes, bashkimit dhe faljes! Por me kushtin qe pendesa dhe me pas bashkimi te jene reale, te sinqerta dhe te prekshme pasi nese arrihet ky stad ajo prodhon forcen e domosdoshme per tu perballur me regjimin e papergjegjshem dhe autokratik dhe per ta mundur ate si mision jo vetem politik por edhe kombetar per arsyet qe dihen! Por si kudo CV dhe vullneti i shprehur i grupit te Alibeajt me ben skeptik ne deshiren e sinqerte te tyre per nje bashkim real dhe natyral! Kjo sepse Edi Rama eshte ende Kryeminister dhe sepse ankimi eshte ende ne Apel i pa terhequr!

I dashur Doktor!

Deri me sot grupi i Alibeajt ja ka dale mbane me sukses qe te vonoje institucionalizimin e PD reale kryetar i se ciles jeni Ju! Jo nepermjet vullnetit te anetaresise por manovrave juridike te pranuara nga gjyqtare te korruptuar moralisht apo ndoshta edhe me tej dhe kontrolluar e shtrenguar nga KM! Ky skenar nuk eshte projektuar nga Alibasha & Co por nga KM dhe mazhoranca! Andaj ata edhe sot e kesaj dite nuk e kane tagrin dhe kompetencen ligjore dhe morale qe te ndryshojne kurs! Keshtu qe druaj se takimi i tyre me Ju nuk ka qellim bashkimin por marrjen e kohes nepermjet negociatave qe i duhet Rames ne prag te zgjedhjeve! Prandaj perpara se te shpallet “fejesa” politike me ta duhet qe nga ana e tyre te behet terheqja e ankimit ne Apel, duhet qe “non grata” Juaj te ulet si flamur nga ballkoni i tyre, te kerkohet falje per 8 janarin dhe te bejne autokritike per 6 marsin! Ne kushtet kur as Ju si kardiolog nuk mund te shikoni se çfare kane ne zemer keto jane levizjet dhe tiparet qe zbulojne vertetesine dhe sinqeritetin e vullnetit te tyre.

Mos qofte e vertete dhe qofsha une i gabuar sa me siper! Por te kujtojme komedine “Pallati 176” dikur! Jovan Bregu beri lufte per te marre magazinen me cdo mjet por deshtoi! Dhe e realizoi me krushqi kur i biri u fejua me te bijen e drejtorit! Si jurist nuk konstatoj asnje rrethane qe do te na bente te besonim tek pendesa dhe vullneti bashkues real!

Se çfare kane bere ata dje e dine gjithe demokratet! Por se çfare kerkojne sot kjo mbetet per tu pare! G

Te dashur miq!

Statusi i mesiperm mban daten 10.10.2022!

Votimi parmbreme i Alibasheve per Ligjin per Dosjet ne mesnate konfirmon cfare parashikova! “Armiqte” e Rames ata te vetmit qe mund ta rrezonin ate dhe jo Berisha dhe Rithemelimi, shkuan si delet ne mesnaten e lebetitjes per te votuar ligjin! Ligjin qe vrasesi sajdis viktimen! Ligji ku vrasesi ben nekrologjine dhe ceremonine e rastit per viktimen e tij!

Ky Ligj dhe te tjere qe do te pasojne synojne zhdukjen e Opozites reale ne Shqiperi me qellim instalimin perfundimisht, politikisht dhe ekonomikisht te Autokracise Putiniste dhe Erdoganiste! Por kete mision kjo mazhorance nuk e realizon dot pa votat e Alibasheve te cilet njekohesisht jane edhe aksionere dhe dashnore te pushtetit por edhe faktor “bashkimi” i PD! Ky biseksualizem politik i ketij formacioni jovertebror dhe amorf i krijuar, financuar dhe rritur me kujdes ekstrem nga shkaterruesit e demokracise dhe vlerave njerezore tashme shpjegon ne menyre shteruese dhe tej çdo dyshimi arsyet e 8 janarit, masakren zgjedhore te 6 marsit, ankimimet false ndaj statutit te 11 dhjetorit dhe moscaktimit nga Gjykata te dates se gjykimit pikerisht qe Alibasheve dhe Rames tu lihej dore e lire per te vepruar!

Sa kohe qe kesaj aleance te kundernatyrshme e te transplantuar per qellime antidemokratike te mos i tregohet forca ne emer te Lirive themelore te nje shoqerie demokratike do te shikojme te tjera tragjedi komike ne kurriz te shqiptareve te grabitur diku me cicerima e diku me te pellitur!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME