Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKujdes me lëvizjet nesër, ja pse ka bllokim rrugësh në Fier

Kujdes me lëvizjet nesër, ja pse ka bllokim rrugësh në Fier

Fier – Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Fier kanë hartuar planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së garave çiklistike, duke bllokuar një segment rrugor.

Në datën 26.05.2023, në qytetin e Fierit, mbyllet aktiviteti sportiv çiklistik “Turi i 80-të çiklistik i Shqipërisë”.

Etapa e fundit e këtij aktiviteti do të zhvillohet ditën e premte, më datë 26.05.2023. Nisja do të bëhet në orën 10:00, me itinerar Përmet-Fier.

Policia e Fierit kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe iu bën apel atyre, që të shmangin lëvizjet e panevojshme me mjet në këto segmente rrugore, si edhe kërkon mirëkuptimin e institucioneve shtetërore dhe subjekteve private që të marin masa për të mos parkuar automjetet e tyre në të dyja anët e rrugës “Ramiz Arianitasi” deri te sheshi “Pavarësia”, pasi kjo rrugë, në datën 25.05.2023, do të jetë e bllokuar që prej orës 06:00 (nuk do të lejohet asnjë makinë e parkuar), deri në orën 16:00.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME