Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKultivonte dhe mbante hashash për shitje, arrestohet 41 vjeçari në Varibop

Kultivonte dhe mbante hashash për shitje, arrestohet 41 vjeçari në Varibop

Fier – Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Paralel”, sekuestrohen 1.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa. I implikuar në kultivimin dhe prodhimin e cannabis sativës, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë dhe arrestohet 41-vjeçari.

Në afërsi të banesës së këtij shtetasi, në fshatin Varibob, Policia gjeti dhe asgjësoi nëpërmjet djegies, disa bimë narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, të mbështetura në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, se një shtetas merrej njëkohësisht me disa veprimtari kriminale, në fushën e narkotikëve, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Paralel”, në kuadër të të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Kleodian Yzeiri 41 vjeç, banues në fshatin Varibob.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, Policia gjeti në banesën e këtij shtetasi, 1.7 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, si dhe në afërsi të kësaj banese, 17 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua lënda narkotike dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME