Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKumbaro! Lidhi qentë, se ta hëngrën turisten në Vlorë! 

Kumbaro! Lidhi qentë, se ta hëngrën turisten në Vlorë! 

Në Vlorë, një turiste e huaj ka parë tmerr me sy këtë mëngjes se e kanë kafshuar jo qentë e rrugës, po qentë e bulvardit kur po bënte vrap në zonën e Lungo Mares.

Turistja është kafshuar në këmbë, siç duket dhe nga pamjet. Ajo po vraponte, por duket se qenve u është dukur armiqësore dhe jo një, por katër prej tyre e kanë ndjekur. E frikësuar sa s’bëhet, vajza e ka shtuar vrapin për të shpëtuar.

Ndërsa i merrej fryma, dëgjonte një qytetar që i thërriste në shqip: Mos vrapo, se të ndjekin më shumë!
Mirëpo turistja, që s’i duket nuk qe stërvitur mirë për ata qen të rrahur nga era e shiu rrugëve të Vlorës, nuk i ka shpëtuar kafshimit në këmbë.

Vlonjatë dhe të tjerë aty afër, të gjindur si askush në botë kur ke hall, i kanë dhënë ndihmën e parë duke ia dezinfektuar plagën me raki!

Ministres së Kultures, Mirela Kumbaro, mbeten t’i këndojnë nja dy këngë labçe: “Lidhi qentë, ti moj qene”, se t’i hëngrën turistët! Kjo është Shqipëria, për të qarë e për të qeshur!/SYRI

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME