Uncategorized

Kundërshtoi policinë arrestohet

Mallakastër – Kundërshtoi dhe pengoi punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjtishme për të mos i vendosur masë administrative vëllait të tij, i cili u konstatua në shkelje të sinjalistikës rrugore, vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 33 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka kundërshtuar dhe ka tentuar të pengojë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Mallakastër, të cilët, në përmbushje të detyrave funksionale, ishin duke ndëshkuar me masë administrative vëllain e 33-vjeçarit, për shkelje të sinjalistikës rrugore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds