Uncategorized

Kupa e Botës në 2026 me 48 skuadra, Shqipëria do të ketë shanse

Botërori në të ardhmen mund të jetë një format më ndryshe duke filluar nga viti 2026 që do të zhvillohet në Meksikë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,. Vendimi i FIFA-s pritet të merret më 16 mars në Kongresin e 73-të të qeverisë botërore të futbollit, e cila do të mbahet në Ruanda.

Kështu është tashmë e sigurt që Botërori i 2026-ës do të organizohet me pjesëmarrjen e 48 skuadrave, nga 32 që marrin pjesë aktualisht. Thënë ndryshe, një rritje me 50%.

Gjithashtu, ndryshe nga ideja e parë e 16 grupeve me tre skuadra, duket se FIFA ka vendosur të mbajë grupet me 4 skuadra dhe të formojë vetëm 12 të tillë. Nga kjo fazë kalojnë dy më të mirat e çdo grupi dhe tetë vendet e treta më të mira, për të plotësuar 32 ekipe, që do të vijojnë me fazën me eliminim direkt në 1/16-at.

Me një format të tillë, FIFA parashikon të rritë numrin e ndeshjeve nga 64 në 104, e në mënyrë proporcionale, pritet të rriten edhe të ardhurat nga Kupa e Botës 2026.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button