Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKuqezinjtë fenomenal me tre gola kundër Çekisë. Shqipëria drejt EURO 2024

Kuqezinjtë fenomenal me tre gola kundër Çekisë. Shqipëria drejt EURO 2024

Sfida Shqipëri-Çeki nisi mbarë që në minutën e 10-të, pasi Asani ka shënuar një super gol për ekipin kuqezi. Po ashtu si ndaj Polonisë, Asani mori një top në krahun e djathtë të sulmit tonë dhe më një goditje të fuqishme nga jashtë zonës e dërgoi topin në portën e çekëve.

Edhe nisja e pjesës së dytë nisi me gol, pasi shënoi gol në minutën e 51-të Taulant Seferi.

Kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 10 pikë dhe një rezultat pozitiv ndaj çekëve që i ndjekin me 8 pikë, do e bënte shumë më të thjeshtë rrugëtimin e mëtejshëm të skuadrës së Silvinjos. Shqipëria ka zbritur në fushën e lojës me Berishën në portë, Gjimshiti, Aheti, Mitaj e Hysaj në mbrojtje. Asllani, Ramadani, Seferi, Bajrami e Asani në mesfushë dhe në krye të sulmit do të jetë Sokol Cikalleshi.

Ndeshja

52-GOOOL SHQIPËRIA! Kundërsulm perfekt i kuqezinjve me sferën që shkon te Seferi i cili çon topin në rrjetë.

49-Rivënie anësore e rrezikshme nga e majta e sulmit çek, Suçek provon me kokë por gjen Berishën në pozicion.

46-Seferi provon menjëherë nga e majta të gjuajë në portë, por sfera nuk gjen katërkëndorin.

46-Holesh i lë vendin në fushë Provod në radhët e kombëtares çeke në fillimin e pjesës së dytë.

45’+4-Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Shqipërisë.

45’+2-Ramadani vjedh topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe ka një epërsi numerike për të krijuar një gjuajtje para portës, por pasimi i tij për Bajramin është shumë i fortë.

45-Jepen 4 minuta shtesë.

43-Holesh nga e majta gjen hapësirën për të gjuajtur në portë, por Berisha është i vëmendshëm dhe kontrollon gjithçka.

38-Çekët shënojnë pas zhvillimit të një goditje dënimi me Çutil i cili shtyn më dorë sferën në rrjetë. Gjyqtari anulon golin si dhe i tregon kartonin e dytë të verdhë sulmuesit, duke lënë Çekinë me 10 lojtarë. I verdhë edhe për Suçek për protesta.

34-Çekët tentojnë që të depërtojnë në zonë në qendër me Çutil, por Gjimshiti kontrollon zonën para se të sinjalizohet pozicion jashtë loje kundër miqve.

33-Mitaj rrëmben topin në krahun e majtë por vonohet në daljen para dhe miqtë rikuperojnë topin.

26-Bajrami nis një sulm të rrufeshëm të kuqezinjve me kombinimin me Çikalleshin dhe Asllanin, por pasimi i këtij të fundit nuk e nis dot të vetëm drejt portës.

25-Çutil ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal një kundërsulm të shpejtë të kuqezinjve me Bajramin.

22-Ramadani nis Asanin drejt zonës, por Krejçi ndal sulmuesin. Më pas ky i fundit vlerësohet në pozicion jashtë loje.

20-Dy harkime radhazi në zonën kuqezi, por fillimisht mbrojtja e pastaj Berisha kontrollojnë gjithçka.

18-Kundërsulm i rrufeshëm i kuqezinjve me Cikalleshin i cili në krahun e majtë arrin deri pranë portës, pro sheh gjuajtjen e tij të devijohet nga portieri Pavlenka.

16-Holesh harkon në zonë për sulmuesit e rrezikshëm çek, Hysaj me kokë largon sferën.

12-Bajrami merr topin në qendër dhe driblon dy lojtarë, duke arritur në fundore në të djathtën, por nuk ia del që të pasojë në qendër.

12-Çernji provon të kopjojë Asanin me një gjuajtje nga jashtë zonës, por Berisha grushton dhe mbrojtja largon rrezikun.

9-GOOOL SHQIPËRIA! Godet përsëri Asani nga distanca.

6-Harkim i rrezikshëm në zonë, është përsëri një devijim që çon topin drejt Berishës por ky i fundit kontrollon me qetësi.

3-Ndeshja nis me një ritëm të çmendur dhe me luftë sportive që në minutat e parë, pasi ka përplasje të vazhdueshme në mesfushë.

1-Menjëherë rrezikshëm çekët me një gjuajtje të fortë, të kontrolluar në dy kohë nga Berisha.

1-Nis dueli në “Air Albania”.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Bajrami, Asllani, Ramadani; Asani, Seferi, Cikalleshi

Trajner: Sylvinho.

Çeki (3-4-3): Pavlenka; Krejci, Brabec, Holes; Jurasek, Sadilek, Soucek, Coufal; Kuchta, Chytil, Cerny

Trajner: Jaroslav Silhavy.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME